Garuesit e Kosovës e nisin me humbje edhe në badminton
Sport
Gazeta Express
25/07/2022 22:32
Edhe garuesit e
badmintonit, Baton Haxhiu e Fijona Mustafa nisën sot garat në Festivalin
Olimpik Evropian për të Rinj.
Garat e
badmintonit zhvillohen në grupe. Haxhiu u përballë me armenin Manvel
Harutyunyan, ndaj të cilit i mungoi përvoja, pavarësisht se humbi 2:0 në sete.
Mustafa zhvilloi
dy ndeshje, të cilat i humbi nga Petra Hart e Hungarisë dhe Katja Ellingsen e
Norvegjisë.
Batoni zhvillon
nesër tri ndeshje tjera, ndërsa Fijona dy.
Kujtojmë se “EYOF
2022” është duke u mbajtur në Banska Bystrica të Sllovakisë. /Gazeta Express/