Google dhe Oracle detyrohen t’i ndalin serverët për shkak të nxehtësisë së madhe - Gazeta Express
string(79) "google-dhe-oracle-detyrohen-ti-ndalin-serveret-per-shkak-te-nxehtesise-se-madhe"

Google dhe Oracle detyrohen t’i ndalin serverët për shkak të nxehtësisë së madhe

AutoTech

Gazeta Express

20/07/2022 21:41

Ndërsa temperaturat rekorde kanë qenë të pranishme në shumicën e vendeve në Mbretërinë e Bashkuar, gjigantët e teknologjisë Google dhe Oracle, kanë pësuar ndërprerje, pasi sistemet e ftohjes dështuan në qendrat e të dhënave në Londër.

Qendrat e të dhënave janë ndërtesa të sigurisë së lartë që përmbajnë kompjuterë dhe janë fuqi energjie për shumë shërbime online, raportoi BBC të mërkurën.

Lexo Edhe:

Por, fuqia energjetike e përqendruar aty, gjeneron nxehtësi aq të fuqishme saqë ftohja është thelbësore.

Të dyja kompanitë thanë se problemi tani është zgjidhur.

Nxehtësia goditi edhe një qendër të dhënash të Google Cloud në Londër. Kompania raportoi se kishte një dështim që lidhej me ftohjen.

Në mënyrë që të parandalonte dëmin ndaj makinave dhe një dëm më të madh, kompania tha se ka ndalur disa prej tyre.

Me paralajmërimin e shkencëtarëve se ditët shumë të nxehta do të bëhen më të shpeshta, kompanitë e teknologjisë po eksplorojnë për zgjidhje të tjera ftohjeje dhe sisteme kompjuterike që konsumojnë më pak energji dhe gjenerojnë më pak nxehtësi.