Ukrainasit ulen në gjunjë, nderojnë nënë e bir që u vranë nga raketat e Putinit - Gazeta Express
string(84) "ukrainasit-ulen-ne-gjunje-per-te-nderuar-nene-e-bir-qe-u-vrane-nga-raketat-e-putinit"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2022 19:08

Ukrainasit ulen në gjunjë, nderojnë nënë e bir që u vranë nga raketat e Putinit

Lajme

Gazeta Express

18/07/2022 19:08

Në rrjet është publikuar sot një video që tregon qytetarë të Ukrainës që ulen në gjunjë në anë të rrugës për të nderuar trupat e një nënë dhe fëmijës së saj që u vranë nga raketat e Vladimir Putinit.

Një numër i madh banorësh në Malaya Mochulka u ulën në gjunjë për të nderuar për herë të fundit, ndërsa përcilleshin për në banesën e fundit, 35-vjeçaren Viktoria Rekuta dhe djalin e saj, Maxim Zharyi, shtatë vjeç.


Nënë e bir po shkonin në një klinikë afër qytetit të Vinnytsia-s rreth orës 10:50 të martën, kur u goditën nga raketat e hedhura nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi. Mes 24 personave të vrarë në sulmin me raketa ishin edh dy fëmijë të tjerë ndërsa të plagosur mbetën 200 persona të tjerë.

Ksenia Denisyuk, një mik i Viktorias tha për djalin e saj të vogël: “Ai ishte një fëmijë solar dhe i jashtëzakonshëm.” /abcnews.al/