Vedat Muriqi karrierën mund ta vazhdojë në Belgjikë.
Club Brugge është klubi që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, derisa Mallorca e Galatasaray thuhet se janë tërhequr nga gara – transmeton Gazeta Express.
Sipas raportimeve, klubi belg ka arritur në fazën e marrëveshjes me Lazion për transferimin e Muriqit.
Club Brugge thuhet se i ka ofruar Lazios 10.5 milionë euro për sulmuesin prizrenas.
Gjithashtu, klubi nga elita e futbollit në Belgjikë i ka ofruar 28-vjeçarit një kontratë 4-vjeçare me pagë vjetore prej 2.2 milionë eurosh.
Ndryshe, Vedat Muriqi me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...