Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Çim Peka Live” se i moshuari që u tha se kishte 30 milionë euro pasuri nga inceneratorët, është kushëri i ish-ministrit Damian Gjiknuri.
Berisha tha ky person duhet mbrojtur nga Gjiknuri dhe paralajmëroi kryeministrin Rama se nëse diçka u ndodh të moshuarve, ai do të përgjigjet personalisht.
LEXO EDHE: Figuron me 30 mln dollarë nga inceneratorët, flet 90-vjeçarja: Nuk kam asnjë biznes, jetoj në azil
“Ky zotëria që ka 30 milionë euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur. E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t’u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht. Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...