Kosova sot e zhvillon ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla - Gazeta Express
string(83) "kosova-sot-e-zhvillon-ndeshjen-e-fundit-ne-kampionatin-evropian-per-shtete-te-vogla"

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 13:46

Kosova sot e zhvillon ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 13:46

Kosova A sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që po zhvillohet në Qipro.

Basketbollistet e Kosovës nga ora 15:00 do të ndeshen me Norvegjinë.

Lexo Edhe:

Vashat e Kosovës kanë një fitore (ndaj Andorrës) dhe dy humbje, nga Malta dhe Qipro, kurse Norvegjia ka një fitore dhe një humbje. Qipro dhe Malta deri më tani kanë nga dy fitore, kurse Andorra ka tri humbje.

Ky kampionat përfundon të dielën (nesër), ku do të vendoset përfundimisht renditja e grupit.

Kjo është hera e dytë që Kosova po luan në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Edicionin e kaluar ishte renditur në vendin e tretë. /Gazeta Express/