Nga ishulli i pushtuar prej nepërkave helmuese te kështjellat misterioze, skutat e frikshme të botës - Gazeta Express
string(99) "nga-ishulli-i-pushtuar-prej-neperkave-helmuese-te-keshtjellat-misterioze-skutat-e-frikshme-te-botes"

Nga ishulli i pushtuar prej nepërkave helmuese te kështjellat misterioze, skutat e frikshme të botës

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 8:08

Në skutat më të harruara të botës, në ishuj të rrethuar nga uji dhe shkëputur nga njerëzimi, atje duket se ka udhëtuar edhe kjo autore.

Një turne i veçantë në të gjithë globin, përgjatë të cilit janë shkrepur plot 180 fotografi, të përmbledhura në një libër të Claudia Martin.

Lexo Edhe:

Në të ajo ka zbuluar disa prej vendeve më të frikshme të planetit, një eksplorim i shkëlqyer i botëve të humbura nëpër Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikë dhe Azi.

Ata që do ta blejnë këtë libër, do mund të shohin një kështjellë mesjetare skoceze në Grailin e Shenjtë, një ishull në Brazil të pushtuar nga nepërkat helmuese apo një ishull të shkretë në brigjet e Floridës ku misteret edhe në zbrazëti nuk kanë fund.