Daja për ndeshjen e parë të Ballkanit në Evropë: Do të bëjmë përpjekje maksimale që të marrim më të mirën e mundshme - Gazeta Express
string(115) "daja-per-ndeshjen-e-pare-te-ballkanit-ne-evrope-do-te-bejme-perpjekje-maksimale-qe-te-marrim-me-te-miren-e-mundshme"

Futboll

Gazeta Express

15/06/2022 17:22

Daja për ndeshjen e parë të Ballkanit në Evropë: Do të bëjmë përpjekje maksimale që të marrim më të mirën e mundshme

Futboll

Gazeta Express

15/06/2022 17:22

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Ballkani në ndeshjen e parë do të përballet me ekipen e Zalgiris nga Lituania.

Trajneri i ekipit nga Theranda, Ilir Daja theksoi se duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale.

“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjës së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Një nga këto është edhe Zalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13herë fitues i Kupës në Lituani. Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjm përpjektet maksimale që të marrim më të miren e mundshme nga ndeshja e pare qe zhvillohet ne Kosovë”, u shpreh trajneri nga Shqipëria.

Ndeshjet e para zhvillohen më 5/6 korrik, kurse ato të kthimit një javë më vonë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement