Ballkani shënon fitore në miqësoren me Shkupin - Gazeta Express
string(46) "ballkani-shenon-fitore-ne-miqesoren-me-shkupin"

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 21:28

Ballkani shënon fitore në miqësoren me Shkupin

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 21:28

Ballkani ka shënuar fitore në miqësoren ndaj skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut, Shkupit.

Kampionët e Kosovës shënuan fitore me rezultatin e pastër 2:0, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja miqësore u zhvillua në stadiumin “Biljanini Izvor” në Ohër, në kuadër të përgatitjeve që të dy skuadrat po i kryejnë para ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Lumbardh Dellova dhe Albin Berisha shënuan golat e fitores për therandasit.

Kujtojmë se Ballkani në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të takohet me Zalgirisin e Lituanisë.

Ndërsa, Shkupi do të takohet me Lincoln Red Impsin e Gjibraltarit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement