Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e Darwin Nunezit nga Benfica.
Sulmuesi nga Uruguai ka nënshkruar kontratë afatgjate, të vlefshme deri më 30 qershor 2028, shkruan Gazeta Express.
Liverpooli nuk e ka zbuluar çmimin e transferimit, por besohet se klubi anglez do t’i paguajë 100 milionë euro Benficas, duke përfshirë edhe bonuset.
Nunez në dy sezonet e fundit ishte pjesë e skuadrës portugeze, ku shënoi 48 gola nga 85 paraqitjet e tij në të gjitha garat.
22-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe te Almeria në Spanjë dhe te Penarol në Uruguai. /Gazeta Express/
We are delighted to announce the signing of @Darwinn99 from Benfica, subject to the successful granting of a work permit and international clearance ?#DarwinDay
— Liverpool FC (@LFC) June 14, 2022