Australia, kombëtarja e radhës që e siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror - Gazeta Express
string(78) "australia-kombetarja-e-radhes-qe-e-siguron-pjesemarrjen-ne-kampionatin-boteror"

Sport

Gazeta Express

13/06/2022 23:16

Australia, kombëtarja e radhës që e siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror

Sport

Gazeta Express

13/06/2022 23:16

Kombëtarja e Australisë ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Të përzgjedhurit Graham Arnold shënuan fitore ndaj Perusë në finalen e “Play-Off”-it, shkruan Gazeta Express.

Fati i kësaj ndeshje u vendos pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minuta përfunduan baras dhe pa gola.

Australianët u treguan më të saktë në penallti dhe fituan me rezultatin 5:4.

Australia do të marrë pjesë në një Botëror për herë të gjashtë në histori.

Kjo kombëtare është shortuar në Grupin D të Botërorit “Katar 2022”, bashkë me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement