Kapen pajisje përgjimi në Rinas, iu përkisnin dy britanikëve
Ballina
Gazeta Express
01/06/2022 18:11
Disa pajisje të dyshuara si përgjues janë kapur ditën e sotme në Rinas.
Burime për mediet bëjnë me dije se pajisjet u përkasin dy shtetasve britanikë që mund t’i kenë përdorur për përgjime të paligshme.
Mësohet se shtetasit e huaj kanë pohuar se i kanë pasur për përdorim vetjak pajisjet dhe se nuk kanë bërë përgjime.
Britanikët, me profesion inxhinierë, kanë qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe tentuan të kalonin kufirin bashkë me pajisjet. Pas marrjes në pyetje, ata janë lënë të lirë.
Tashmë pajisjet janë sekuestruar dhe kanë kaluar për verifikim dhe ekspertizë nga ana e autoriteteve.