Demolli: Censura nuk ka funksionu askund - Gazeta Express
string(39) "demolli-censura-nuk-ka-funksionu-askund"

Demolli: Censura nuk ka funksionu askund

Muzike

Gazeta Express

30/05/2022 22:26

E ftuara në Pressing, sociologia Donjeta Demolli ka folur për fenomenin e censurës që është bërë në Kosovë

Ajo ka thënë se “censura” është një element që nuk është funksionon.

Lexo Edhe:

“Nëse ne e fokusojmë tërë fokusin të thirrjet tona vetëm nga censura, atëherë kemi historikisht shembuj që censura nuk ka funksionu”, ka thënë Demolli.

Për këtë i ka replikuar Zana Avdiu.

Ajo i ka thënë se “nuk është censurë kur ti i thu dikujt që nuk bën më e vra dikend”.

“Problemi kryesor është dhuna që nuk është në shesh, dhuna që madje as në televizion nuk flitet për të. Problemi kryesor është dhuna sistematike që ndodh. Dhuna ekonomike, dhuna politike, këto janë simptomat dhe refleksion i asaj dhune dhe pabarazisë në shoqëri”, ka thënë në anën tjetër Demolli.

Ajo ka thënë se ne duhet me kërkuar zgjidhje por “duhet me e kuptuar se problemi është kompleks dhe ka dinamika të ndërthura që vinë pas kësaj”. /GazetaExpress/