Finalja e tretë luhet sot, a do të shpallet Ylli kampion? - Gazeta Express
string(55) "finalja-e-trete-luhet-sot-a-do-te-shpallet-ylli-kampion"

Sport

Gazeta Express

29/05/2022 12:09

Finalja e tretë luhet sot, a do të shpallet Ylli kampion?

Sport

Gazeta Express

29/05/2022 12:09

Sot do të zhvillohet ndeshja e tretë finale e “Play-off”-it mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Në dy takimet e para fituan therandasit dhe janë afër të mbrojnë titullin e kampionit. Për tu shpallur kampion Ylli duhet të fitojë edhe një përballje, kurse mitrovicasit duhet t’i fitojnë tri ndeshjet e ardhshme për të fituar titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012.

Takimin e parë e fitoi Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë fituan në “Minatori” të Mitrovicës 46:60.

Finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e dytë.

Të dy finalet sollën interesim të jashtëzakonshëm, duke arsyetuar epitetin e finales dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën në Therandë.

Synimi i Yllit është fitorja dhe shpallja kampion, kurse e Trepçës për të ngushtuar serinë finale dhe për të shpresuar në përmbysjen e madhe.

Finalja 3

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça  

Advertisement
Advertisement
Advertisement