Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës - Gazeta Express
string(60) "irani-i-tregon-botes-tunelet-e-mbushur-me-drone-vdekjeprures"

Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës

Gazeta Express

28/05/2022 23:50

Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve të fundit mes fuqive më të mëdha botërore, ndikuar kjo dhe nga agresioni rus në Ukrainë, i cili ka nisur më 24 shkurt dhe nuk dihet se kur do të përfundojë.

Ditët e fundit, Irani, një nga kërcënimet kryesore të Perëndimit, i ka prezantuar botës, një bazë sekrete nëntokësore, e mbushur plot e për plot me dronë ushtarakë, të pajisur me raketa të mëdha, e të gatshëm për të sulmuar.

Lexo Edhe:

I ngjashëm me një vendstrehim të filmave të James Bond, vendndodhja e kësaj baze ushtarake është ende e panjohur.

Të dhënat e vetme vijnë nga televizioni shtetëror iranian, i cili bën me dije se “qyteti” i pajisur me 100 dronë që mund të mbajnë raketa Qaem-9, ndodhet në një nga malet e masivit Zagros.

Një nga motivet se përse Irani e mban të fshehtë këtë bazë është edhe që të mos iu lejojë armiqve të tij që ta shkatërrojnë atë.