Vushtrria - Malisheva, sot ndeshja vendimtare për Superligë - Gazeta Express
string(56) "vushtrria-malisheva-sot-ndeshja-vendimtare-per-superlige"

Vushtrria – Malisheva, sot ndeshja vendimtare për Superligë

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 8:21

Sot do të zhvillohet ndeshja që do të përcaktojë skuadrën pjesëmarrëse në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm.

Vushtrria është skuadra që synon rikthimin në elitë, kurse Malisheva mbetjen aty – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto dy skuadra do të përballen sot mes vete në ndeshjen e barazhit të Superligës.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Vushtrria deri këtu erdhi pasi mposht Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, teksa sezonin e kishte mbyllur në pozitën e dytë në Grupin B të Ligës së Parë.

Kurse, Malisheva e mbylli sezonin si e teta në renditjen tabelare në Superligë. /Gazeta Express/