Spektakël sonte do të ketë edhe në Suharekë, klubi i Yllit vjen me organizim për tifozët - Gazeta Express
string(87) "spektakel-sonte-do-te-kete-edhe-ne-suhareke-klubi-i-yllit-vjen-me-organizim-per-tifozet"

Spektakël sonte do të ketë edhe në Suharekë, klubi i Yllit vjen me organizim për tifozët

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 16:36

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça dhe Ylli kësaj radhe do të takohen në palestrën “Minatori”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:30, teksa atmosfera e zjarrtë nga mitrovicasit nuk do të mungojë.

Por, atmosferë të tillë do të ketë edhe në Suharekë, te palestra sportive “13 Qershori”.

Klubi i Golden Eagle Yllit ka bërë të ditur se ndeshja do të transmetohet përmes projektorit te palestra.

Kujtojmë se nga tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, është thënë se Federata e Basketbollit e Kosovës nuk ka dhënë lejen që ata të udhëtojnë drejt Mitrovicës sonte.

Ndryshe, Ylli është duke udhëhequr 1:0 në serinë finale. /Gazeta Express/