Ekipi nga Hajvalia u licensua për gara evropiane, KFF Mitrovica ankohet se është shkelur rregullorja e FFK-se dhe UEFA-s - Gazeta Express
string(119) "ekipi-nga-hajvalia-u-licensua-per-gara-evropiane-kff-mitrovica-ankohet-se-eshte-shkelur-rregullorja-e-ffk-se-dhe-uefa-s"

Ekipi nga Hajvalia u licensua për gara evropiane, KFF Mitrovica ankohet se është shkelur rregullorja e FFK-se dhe UEFA-s

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 21:44

Komisioni i Shkallës së Dytë për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare mori vendim për licensimin e kampionit të Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll, EP Com Hajvalia.

Por, kjo sipas nënkampionit, KFF Mitrovica është shkelje e statutit dhe rregullores së FFK-së dhe UEFA-s, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

KFF Mitrovica është nënkampion i Kosovës këtë edicion dhe klubi i vetëm në konkurrencën e femrave që u licensua nga Komisionit të shkallës së parë të FFK-së për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare.

“KFF EP COM i është refuzuar licencimi nē afatin e rregullt sepse nuk ka dorëzuar asnjë dokument të kërkuar për licencim, dhe nuk plotësuar asnjë kritere sportiv dhe finaciar e aministrativ etj, që janë domosdoshem për licencim. KFF EPP COM nuk posedon as kategorinë e moshave(u13,u15,u17) që është kriter ta kenë të paktën njërën nga kto kategori për licencim”, thuhej ndër tjera në reagimin e klubit mitrovicas.

Ky është reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Të nderuar sportdashës, media dhe i gjithë ju opinion i gjerë, Komisioni i Shkallës së Dytë për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare sot ka bërë shkelje te Statutit/Rregullores së FFK-së dhe Rregullorës së UEFA-së si dhe të kritereve për licencim të klubeve duke i bërë një licencim KFF EP Com Hajvalia jashtë çdo afati, kriteri dhe norme për licencim, vetëm pse ata kanë njerëzit e tyre në FFK.Ne si klub KFF Mitrovica duam të i’u informojm rreth çështjes së licencimit të klubeve për garat e UEFA-së. Sipas vendimit të Komisionit të shkallës së parë të FFK-së për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare, KFF Mitrovica është klubi i vetëm i futbollit të femrave që është licencuar për këto gara në afatin e paraparë sipas rregullores së FFK-së dhe Rregullorës së UEFA-së për licencim të klubeve ne afatin që është hapur më 10.02.2022 dhe është mbyllur më 30.04.2022. Këtë vit KFF Mitrovica është nënkampion në futbollin e femrave të ligës se parë, ndersa kampion është shpallë KFF EP Com nga Hajvalia të cilit klub i është refuzuar licencimi për garat evropiane në afatin parë të rregullt.Sipas rregullores se FFK-së kur kampioni nuk licencohet atëherë në garat evropiane shkon vendi i dytë e më poshtë, klubi i licencuar. Ndonse KFF EP COM i është refuzuar licencimi nē afatin e rregullt sepse nuk ka dorëzuar asnjë dokument të kërkuar për licencim, dhe nuk plotësuar asnjë kritere sportiv dhe finaciar e aministrativ etj, që janë domosdoshem për licencim. KFF EPP COM nuk posedon as kategorin e moshave(u13,u15,u17) që është kriter ta kenë të paktën njërën nga kto kategori për licencim.Ne për ta plotësuar këtë kriter kemi shpenzuar shumë në vitet e fundit për të mbajtur këto kategori të moshave sipas asaj që FFK ka kërkuar nga ne.KFF EP COM nuk ka publikuar as raportin e auditimit që hyn të kriteri financiar bashkë me mbylljen e çdo borgji nga viti paraprakë deri me datën 30.03.2022 gjë të cilën KFF EP COM nuk e ka plotësuar këtë kriter,ku borgjin ne Atk e ka mbyllë vetëm pasë refuzimit të vendimit të shkallës së parë e qe është kundershtim me rregulloret.Ne asnjë herë nuk u’a kemi kontestuar titullin KFF EP COM, por ata janë klub i formuat qe 10 muaj dhe nuk kanë plotësuar asnjë kriter për licencim. Prandaj duke qenë klubi i futbollit të femrave i vetëm i licencuar sipas kritereve te kërkuara nga rregulloret e FFK-së dhe UEFA-së e drejta për garat evropiane të përfaqesimit i takon klubit KFF Mitrovica. Me datë 04.05.2022 ne kemi pranuar vendimin e licencimit, dhe jo vetëm këtë vit po tash e katër vite ne licencohemi duke plotësuar çdo kriter të kërkuar nga Depertamenti i licencimit ne FFK dhe UEFA. Kurse ekipa Ep Com nga Hajvalia nuk është licencuar për garat e UEFA-së ne afatin e rregullt të caktuar nga FFK dhe UEFA,prandaj jo krejt fokusi duhet të jetë vetëm titulli sepse nuk klub duhet të ketë organizim,zhvillim dhe licencim për prezantim në arenën ndërkombëtare. FFK me vendimin e fundit ka dalë kundër rregullave të saj dhe të UEFA-së për licencim të klubeve.Pse nuk janë licencuar klubet tjera në Ligën e Parë të Futbollit të Femrave ne nuk e dijm, ne si klub çdo vit pregatitemi për garat e UEFA-s pa e ditë se a do shpallemi kampion apo jo kurse konkurrentët tjerë presin se çfarë po ndodh dhe pastaj vrapojn për tu licencuar pas afati.Siç e cekëm edhe më lartë afati i licencimeve në garat e UEFA-së fillon në shkurt dhe mbaron në fund të prillit. Ne për 3 muaj merremi me rregullimin dhe plotësimin e kriterve që na kërkohet dhe tani lind pytja se si një klub duhet tre muaj kohë për të plotësu dhe rregullu dokumente e një tjeter klub mund të rregulloj të gjitha këto për një javë?!.Ne si klub tani pas ketij vendimi skandaloz të Komisionit të shkallës së dytë,do bëjmë ankesë në instancat vendore e ndërkombëtare ndaj Depertamentit te licencimit për shkeljet e rregulloreve të FFK-së dhe UEFA-së që kërkohen për licencim,ku ka shkelje drastike nga ana e komisionit,( ku dihet se një klub për të marrë licenc duhet të ketë ekip të moshave dhe duhet plotsoj qdo kriter për vitin praprak e ku KFF EP COM nuk i posedon,ne si klub të drejtën tonë për pjesëmarrje në garat e UEFA-së do e kërkojm në rrugë ligjore në UEFA ,arbitrazh e deri në CAS.Kushdo që ka shkel rregulloret dhe në mënyrë të kunderligjshme ka licencuar klube pas afati do të përballet edhe me kallëzim penal për keqperdorim të detyrës zyrtare dhe do të kërkojmë kompensim të dëmit material të shkaktuara.Fajtorë për mos licencimin e këtyre klubeve tjera në afatin e rregullt,nuk është askush tjetër përpos vetë atij dhe përgjegjësit dhe pasojat le ti bartë secili klub përveti.