Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi në atë që njihet si Dita e Presidentit. Ai shton se askush nuk meriton të përmendet më shumë në këtë ditë se sa Thaçi.
“Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi!”, fillon shkrimin e tij në Facebook.
Lushtaku shton se Thaçi ishte person i të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi. Sepse lira, pavarësia dhe shtetndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli!”, përfundon shkrimin ai. /Gazeta Express.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...