Nesër gjysmëfinalja e katërt mes Pejës dhe Trepçës - Gazeta Express
string(50) "neser-gjysmefinalja-e-katert-mes-pejes-dhe-trepces"

Nesër gjysmëfinalja e katërt mes Pejës dhe Trepçës

Basketboll

Gazeta Express

18/05/2022 19:20

Të enjten (nesër) nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja e katërt gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës.

Mitrovicasit janë duke udhëhequr 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ku e pret Golden Eagle Ylli.

Lexo Edhe:

Ndeshjet gjysmëfinale mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës kanë qenë shumë interesante, ku në tri ndeshjet fitore shënuan vendasit.

Në dy takimet e para, fituan mitrovicasit, 75:68 dhe 107:105, që u përcaktua pas dy vazhdimeve. Përballjen e fundit e fituan pejanët 72:66, që ishte shumë interesante dhe me rikthime.

Takimi i së enjtes pritet gjithashtu të jetë interesant, me verdhezinjtë, që do të mundohen të barazojnë serinë gjysmëfinale në 2:2 dhe mitrovicasit që duan të kualifikuan në finale pas një dekade.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "PLAY-OFF GJYSMÄFINALE 4 ARTMOTION SUPERLIGA EKOSOVE KB PEJA E ENJTE 20:30 1-2 KB TREPÇA KOSOVA kujtesa ART MOTION"