Xavi në kontakte me sulmuesin e njohur spanjoll, Barcelona mund të tentojë transferimin e tij - Gazeta Express
string(92) "xavi-ne-kontakte-me-sulmuesin-e-njohur-spanjoll-barcelona-mund-te-tentoje-transferimin-e-tij"

Xavi në kontakte me sulmuesin e njohur spanjoll, Barcelona mund të tentojë transferimin e tij

Sport

Gazeta Express

13/05/2022 23:51

Barcelona raportohet se e ka si alternativë Alvaro Moratan, nëse dështon në transferimin e Robert Lewandowskit.

E ardhmja e sulmuesit polak është ende e paqartë, teksa ai ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor 2023, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kësisoj, Barcelona e ka në listë Moratan, i cili është i huazuar nga Atletico Madridi te Juventusi.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, trajneri i Barçës, Xavi, ka mbajtur kontakte me sulmuesin spanjolle që nga janari.

Megjithatë, janë disa vështirësi për transferimin e mundshëm 29-vjeçarit në “Camp Nou”.

Në marrëveshje e tanishme, Juventusi e ka opsionin e blerjes së sulmuesit të Real Madridit e Chelseat.

Në rast se klubi italian nuk e shfrytëzon këtë, atëherë reprezentuesi i Spanjës do të rikthehet te klubi spanjoll pas përfundimit të sezonit.

Në këtë rast, Barcelona për transferimin e tij do të duhet që të negociojë me Atletico Madridin.

Morata me klubin nga kryeqyteti spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

Alvaro Morata / Juventus FC.