“Play-Offi” i Superligës vazhdon në fundjavë me ndeshjet e dyta çerekfinale - Gazeta Express
string(73) "play-offi-i-superliges-vazhdon-ne-fundjave-me-ndeshjet-e-dyta-cerekfinale"

Sport

Gazeta Express

29/04/2022 16:59

“Play-Offi” i Superligës vazhdon në fundjavë me ndeshjet e dyta çerekfinale

Sport

Gazeta Express

29/04/2022 16:59

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjet e para, fituan Peja dhe Prizreni 16, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Të shtunën do të përballen Bashkimi dhe Peja, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Pejanët fituan sfidën e parë 94:70 dhe prizrenasit duhet të fitojnë ndeshjen e dytë, në mënyrë që fituesi të vendoset në takimin e tretë. Nëse verdhezinjtë shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në gjysmëfinale ku i pret Trepça, që u rendit e dyta në garat e rregullta.

Përballja tjetër është mes Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit shënuan fitore në ndeshjen e parë 95:87, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra. Sfida e dytë pritet të jetë interesante me prishtinasit që kërkojnë fitoren për të barazuar serinë çerekfinale dhe prizrenasit që duan gjysmëfinalen, ku i pret lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli.

Play-off – ÇEREKFINALET

E shtunë

20:45 Bashkimi – Peja

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Prizreni 16

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement