Siptomat e Covidit mund të zgjasin deri në një vit - Gazeta Express
string(50) "siptomat-e-covidit-mund-te-zgjasin-deri-ne-nje-vit"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

26/04/2022 18:47

Siptomat e Covidit mund të zgjasin deri në një vit

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

26/04/2022 18:47

Studimi: 70% e pacientëve vuajnë edhe 12 muaj pas daljes nga spitali

Rreth 70% e pacientëve që e kanë kaluar COVID në spital vuajnë edhe pas një viti pasojat e infektimit. Në këtë përfundim arrin një studim i kryer nga mjekët britanikë, i publikuar revistën shkencore The Lancet.

Lexo Edhe:

Studimi konstaton se shumica e kësaj kategorie pacientësh vazhdojnë edhe një vit pas daljes nga spitali, të vuajë pasoja si lodhje të vazhdueshme, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, çrregullime të nuhatjes dhe shijes, ndjesi konfuzioni, mungesë përqendrimi e kujtese e depresion.

Pasoja të tjera po aq të rëndësishme janë problemet e zemrës, veshkave dhe çrregullimet metabolike. Deri 200 pasoja të tilla kanë renditur shkencëtarët në listën e gjatë të simptomave të paraqitura në studimin për COVID afatgjatë.

Vetëm ¼ e pacientëve të dalë nga spitali janë konsideruar të shëruar plotësisht pas një viti, të cilët nuk ndjejnë më shqetësime. Studimi bazohet mbi të dhënat e 2 mijë pacientëve që shtruar gjatë këtyre 2 viteve pandemi në spitale.