Edhe Hoti i gëzohet suksesit të ekipit kosovar që shkroi historinë në CS:GO - Gazeta Express
string(74) "edhe-hoti-i-gezohet-suksesit-te-ekipit-kosovar-qe-shkroi-historine-ne-csgo"

Edhe Hoti i gëzohet suksesit të ekipit kosovar që shkroi historinë në CS:GO

Lajme

Gazeta Express

24/04/2022 14:47

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi ekipi kosovar, Bad News Eagles arriti të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hoti publikoi një fotografi të ekipit “BNE” në rrjetin social “Facebook”, teksa shkroi: “Ju lumtë Bad New Eagles!”

BNE kishin dy fitore dhe dy humbje në këto kualifikime, kurse ndeshja e sotme kundër “Sinners” ishte përcaktuese.

Në këto ndeshje kualifikuese, Bad News Eagles u përballën me disa nga ekipet më të mira në botë. /Gazeta Express/