Rusia flet me shqetësim për ambiciet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO - Gazeta Express
string(73) "rusia-flet-me-shqetesim-per-ambiciet-e-kosoves-per-tu-anetaresuar-ne-nato"

Instant

Gazeta Express

20/04/2022 22:40

Rusia flet me shqetësim për ambiciet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO

Instant

Gazeta Express

20/04/2022 22:40

Përfaqësuesja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit ku po mbahet seanca për Kosovën ka folur me shqetësim për ambiciet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, për të cilat tha se Prishtina po kërkon integrim të përshpejtuar në NATO, për të kërkuar zbarkimin e një baze ushtarake në rajon.

Përfaqësuesja e Rusisë thotë se ideja që të krijohet një ushtri e plotë në Kosovë është në kundërshtim të plotë me rezolutën 1244.

“Jemi shumë të alarmuar nga përpjekjet e vazhdueshme që nga shkurti ku kryeministri dhe rrjeti i tij që ta minojë situatën në rajon, duke e përshkallëzuar retorikën anti serbe dhe duke e ftuar perëndimin qe ta marrë Kosovën nën mbrojtjen e saj dhe ta mbrojë nga kërcënimet e pretenduara që qëndrojnë mbi të.

Prishtina ka filluar të kërkojë integrim të përshpejtuar në NATO për të kërkuar zbarkimin e një baze ushtarake në rajon. Kjo vije si ide që të krijohet një ushtri e plotë në Kosovë e që është në kundërshtim të plote me rezolutën 1244 dhe janë në rrezik që të përshkallëzojnë tensionet”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se në këto kohë, Brukseli e as Uashingtoni nuk janë në pozitë që të ushtrojnë ndikim mbi Prishtinën, përcjell Gazeta Express.

“Në këtë kohë, as Brukseli e as Uashingtoni nuk janë në pozitë që të ushtrojnë ndikim domethënës mbi Prishtinën, bile edhe kritikat e ashprave ndaj Kosovës për dështimin e tyre që të jenë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut që së fundi I kanë zbatuar, edhe kjo nuk ka sjell kurrfarë rezultati dhe qartazi kësi lloj vrojtime janë të pamjaftueshme.

Nuk janë ndërmarrë kurrfarë hapa të prekshëm dhe kjo e ka sjellur dialogun në një ndërprerje të plotë dhe kjo qon Brukselin drejt diskreditimi përmes përpjekjeve mediatikeve dhe kjo është për fat të keq duke e pasur parasysh përshkallëzimin e tensioneve në krahinë, dhe këto mund të përshkallëzohen në tërë Evropën, kërcënimet siç janë të natyrës terroriste e ekonomike”, tha ajo, sipas përkthimit të transmetuesit publik.

Përfaqësuesja e Rusisë tha se pozita e Rusisë mbetet e pandryshuar, ku baza për zgjedhjen e Kosovës dhe Serbisë mbetet në rezolutën 1244.

“Pra në fillim dëshirojmë të nënvizojmë. Pozita e Rusisë mbetet e pandryshuar. Rezoluta 1244 mbetet baza për zgjedhjen e kësaj çështjeje. Ne kërkojmë nga Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një zgjidhje në bazë të Rezolutës. Dëshirojmë të kujtojmë kolegët tanë se ky mars shënon përvjetorin e bombardimeve të NATO’s mbi Serbinë, ku mijëra civilë janë zhdukur. Qindra objekte mes tyre, spitale shkolla e monumente. UÇK’ja është zgjedhur si aleati në terren dhe krime të shumta të UÇK mbeten të pandëshkuara. Vrasje dhe trafikim organesh njerëzore.

Tani jemi në 2022 dhe ende po presim që nga Gjykata Speciale të ketë hetime të drejta dhe dënime meritore. Përpjekjet e Prishtinës janë që të kundërshtojnë proceset gjyqësore dhe ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që ajo nuk po kryen punë”, tha ajo./GazetaExpress/