“Negociatat me Sofjen”, Milloshoski: Osmani, të raportojë në Kuvend - Gazeta Express
string(62) "negociatat-me-sofjen-milloshoski-osmani-te-raportoje-ne-kuvend"

“Negociatat me Sofjen”, Milloshoski: Osmani, të raportojë në Kuvend

Ballina

Gazeta Express

25/01/2022 15:13

Kreu i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend, Antonio Milloshoski fton ministrin e jashtëm, Bujar Osmani që të paraqitet në trupin punues të Kuvendit dhe të tregojë përgjigjet e Maqedonisë së Veriut dërguar në Sofje për të ashtuquajturin “plani 5+”. Milloshoski kërkon që mbledhja e Komisionit të jetë publike dhe të mbahet brenda datave 26 janar deri 15 shkurt.

“Këtë e kërkojmë sepse konsiderojmë se nuk është transparente dhe as demokratike që deputetët bullgar ta dinë atë që nuk e dinë deputetët maqedonas dhe opinioni në Maqedoni të Veriut ka të drejtë që përmes përfaqësuesve në ligjvënës të kupton të vërtetën. A ka diçka që mund të fshihet ose diçka që mund të diskutohet dhe konsultohet me deputetët”, deklaroi Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lexo Edhe: