Partia Socialiste ditën e sotme ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars.
Në një kohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar anëtarët e KZAZ-ve për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, PS ka ndezur “motorët” e fushatës.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur të hënën bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri, takimet me drejtuesit politikë dhe deputetët e qarqeve ku ka zgjedhje. Takimi i parë ishte në Fier dhe ka zgjatur rreth një orë. Sipas burimeve për abcneës.al në takim u fol mbi kandidaturat e PS për bashkinë Lushnje.
Kryesisë i është propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...