A janë zgjedhjet e pjesshme kurth për PD? Basha i përgjigjet Metës: Nuk do t’i ikim asnjë beteje - Gazeta Express
string(93) "a-jane-zgjedhjet-e-pjesshme-kurth-per-pd-basha-i-pergjigjet-metes-nuk-do-ti-ikim-asnje-beteje"

A janë zgjedhjet e pjesshme kurth për PD? Basha i përgjigjet Metës: Nuk do t’i ikim asnjë beteje

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2022 15:50

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se PD është e gatshme të futet në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke iu përgjigjur njëkohësisht presidentit Ilir Meta, se nuk do t’i largohet asnjë beteje.

Në një intevistë në “Ora News” Basha tha se PD do të bëjë gjithçka që t’u kthejë ndryshimin shqiptarëve përmes vizionit  dhe programit të PD.

Lexo Edhe:

Pyetje: Zoti Basha duket se ju sot aktualisht i kryetari i Partisë Demokratike keni thuajse të gjithë faktorët politikë kundër duke mos përmendur këtu jo vetëm zotin Berisha por së fundmi edhe presidenti Ilir Meta ka dalë hapur kundër jush madje nëpërmjet një lëvizje i cili njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve e pjesshme vendore, dikush e lexoi si një përpjekje për të futur në kurth Lulzim Bashën për shkak të situatës që po kalon Partia Demokratike dhe a jeni të gatshëm ju për këtë betejë?

Basha: E para punës Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore, e dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që po Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri.

Kjo që po ndodh nuk është thjesht një përplasje midis mendimeve krejtësisht të ndryshme për pluralizmin dhe demokracinë, është një ndryshim do të thoja kulturor i cili po ndodh për herë të dytën, para 31 vjetësh na çoi nga monizmi në pluralizëm por jo tamam në demokraci dhe tani synon që Shqipërinë ta kthejë në një vend normal Europian demokratik dhe në një vend normal Europian demokratik faktori më i rëndësishme politik është opinioni publik, janë qytetarët, qytetarët duan ndryshimin.

Partia Demokratike po bën e do bëjë gjithçka që ti ofrojë këtë ndryshim shqiptarëve dhe që shqiptarët besojnë që ky ndryshim mund të  vijë vetëm përmes një bashkëpunim dhe përmes një aleance me Partinë Demokratike, me tërësinë e saj, vizionin tonë, planin tonë, programet tona, ekipin tonë.