Sot Berisha në Shkodër, policia rrethon zonën, Noka: Ja kur do e marrim selinë - Gazeta Express
string(75) "sot-berisha-ne-shkoder-policia-rrethon-zonen-noka-ja-kur-do-e-marrim-seline"

Sot Berisha në Shkodër, policia rrethon zonën, Noka: Ja kur do e marrim selinë

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2022 10:51

Ditën e sotme, ish kryeministri, Sali Berisha do të mbajë një takim me demokratët në kuadër të 31 vjetorit të themelimit të PD në këtë qark.

Ndërkohë, pak minuta para se të nisë ky takim, policia e Shkodrës ka marrë masa shtesë sigurie duke rrethuar zonën e Pallatit të Sportit ku është njoftuar të mbahet takimi.

Lexo Edhe:

Ndërsa shihet se po arrijnë edhe demorkatët e parë të cilët do marrrin pjesë në takim, mes tyre është edhe deputeti Flamur Noka i cili u shpreh se demokratët nuk ishin të përçarë dhe se shumë shpejt do të zgjidhej çështja e blindimit të selisë.

Kur do e merrni selinë e Shkodrës?

Flamur Noka: Të jeni të sigurtë se demokratët janë aty ku duhet të jenë. Ata refuzojnë të jenë pjesë e një bunkeri. Çështje të tilla do zgjidhen shumë shpejt, askush nuk mund të mbajë peng shtëpinë e demorkatëve me hekura dhe gaz lotsjellës. Mund të mbyllë pengun nëse do në shtëpinë e tij por jo demokratët.

Është shoqata e bravave, shulave dhe llozëve dhe më pas janë demorkatët e tjerë të cilët nuk janë të përçarë.