Viola von Cramon mirëpret ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë: Mezi pres të takohemi - Gazeta Express
string(86) "viola-von-cramon-mirepret-ambasadorin-e-ri-amerikan-ne-prishtine-mezi-pres-te-takohemi"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2022 15:39

Viola von Cramon mirëpret ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë: Mezi pres të takohemi

Lajme

Gazeta Express

10/01/2022 15:39

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier.

Viola von Cramon shkroi në Twitter se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili sot ia dorëzoi kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.

“Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – SHBA”, shkroi ajo.

Ndërsa ambasadori Hovenier u shpreh i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së.

“Të përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve”, shkroi ambasadori amerikan në Twitter.