Djokovic lajmërohet nga hoteli - Gazeta Express
string(30) "djokovic-lajmerohet-nga-hoteli"

Sport

Gazeta Express

07/01/2022 15:09

Djokovic lajmërohet nga hoteli

Sport

Gazeta Express

07/01/2022 15:09

Novak Djokovic vazhdon të jetë i izoluar në një hotel të Melburnit.

Djokovic, i cili mbërriti në Melburn të mërkurën mbrëma, u ndalua pasi nuk ishte vaksinuar dhe si pasojë e kësaj, ai s’mund të marrë pjesë në Australian Open.

Tenisti ka reaguar tani në rrjetet sociale duke ua uruar Krishtlindjet Ortodokse, teksa ka falënderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen këto ditë.

“Faleminderit të gjithë tifozëve nëpër botë që më mbështesin. E vlerësoj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Australia i ka reaguar Djokovicit dhe familjes së tij, që thonë se djali i tyre po mbahet rob.

“Ai mund të kthehet në çdo kohë në vendin e tij të origjinës”, tha sot Ministrja e brendshme e Australisë, Karen Andrews. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement