E dashura e futbollistit të Kosovës në përkrahje të Djokovicit: “Sot qenka turp të jesh i shëndetshëm” - Gazeta Express
string(99) "e-dashura-e-futbollistit-te-kosoves-ne-perkrahje-te-djokovicin-sot-qenka-turp-te-jesh-i-shendetshem"

Futboll

Gazeta Express

06/01/2022 11:15

E dashura e futbollistit të Kosovës në përkrahje të Djokovicit: “Sot qenka turp të jesh i shëndetshëm”

Futboll

Gazeta Express

06/01/2022 11:15

Andela Simac, e dashura e futbollistit të Kosovës Lirim Kastrati, i ka dalë në mbrojtje Novak Djokovicit, pasi tenistit serb iu ndalua hyrja në Australi të mërkurën, për të marrë pjesë në Australian Open, për shkak se nuk është i vaksinuar kundër Covid-19.

Djokovici nuk ishte në gjendje të ofronte dëshmi se ishte plotësisht i vaksinuar apo se kishte arsye ta forta mjekësore për t’u përjashtuar nga marrja e vaksinës gjatë kontrollit në Aeroportin e Melbroune, raporton Gazeta Express.

Modelja kroate Simac, e cila është në një lidhje turbulente me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës Lirim Kastrati, e ka mbrojtur tenistin serb duke thënë se “sot njerëzit e shëndetshëm po i bëjnë të sëmurë”.

“Kanë ardhur kohëra kur njerëzit e shëndetshëm po i bëjnë të sëmurë. Sot është turp të jesh i shëndetshëm”, shkroi Andela në Instagram.  

Menjëherë pas vendimit për t’ia ndaluar hyrjen në Australi, Djokovici u dërgua në Park Hotel, një ndërtesë karantinimi në Melbourne, pasi u mbajt në aeroportin e qytetit për nëntë orë të tëra.

34-vjeçari u ankua në gjykatën e Melbourne ndaj vendimit të autoriteteve australiane për refuzimin e vizës për t’u futur në vend dhe vendimi ndaj ankesës së tij është shtyrë për të hënën në orën 10:00, njoftuan zyrtarët e gjykatës.

Kastrati, i cili në verë iu bashkua Legia Warszawas nga Dinamo Zagrebi, është në një lidhje rreth dyvjeçare të gjatë me 25-vjeçaren nga qyteti Sinj, gjatë të cilës ata u ndan dy herë.

Andela ka qenë në lidhje edhe me futbollistin e njohur italian Mario Balotelli, i cili ishte shkaktar i ndarjes së Kastratit me kroaten për herë të fundit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement