Morena, një “mamba” e zezë - Gazeta Express
string(23) "morena-nje-mamba-e-zeze"

Morena, një “mamba” e zezë

Yjet

Gazeta Express

27/12/2021 23:57

Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku ka zgjedhur që të vishet në të zeza për festat e fundvitit

Bukuroshja kosovare vazhdon të jetë njëra prej femrave më të kërkuara në botën e modelimit.

Lexo Edhe:

Ajo, edhe vitin 2021 ashtu si vitin 2020 e ka kaluar në Stamboll dhe nga atje ka bërë karrierë këto dy vitet e fundit.

Morena ka zgjedhur që për fansat e saj këtë të hënë ta postojë një foto me një fustan të zi, tejet ekstravagant dhe të shkurtër e të cilin e ka shoqëruar me flokë të drejta dhe të lëshuara mbi supe dhe ka të vendosur grim të rëndë.

Një fustan tipik ky për festat e fundvitit, sidomos nëse keni ndonjë festë për të shkuar.

Poshtë fotografisë ajo ka shkruar “Black Mamba”, që do të thotë “mamba e zezë”. Për ata që së dinë, mamba është një lloj gjarpri me ngjyrë të zezë, tejet i rrezikshëm me helmin e tij po që se ju pickon. /GazetaExpress/