Këta janë të nominuarit e javës në Big Brother Albania VIP - Gazeta Express
string(58) "keta-jane-te-nominuarit-e-javes-ne-big-brother-albania-vip"

Këta janë të nominuarit e javës në Big Brother Albania VIP

TV/Film

Gazeta Express

22/12/2021 0:02

Antonela, Big Mama, Sara, Arjola, Einxhel dhe Monika kanë shkuar në nominim sepse kanë thyer rregullat e shtëpisë së Big Brother Albania VIP kurse pas votave të banorëve në nominim kanë shkuar janë Iliri, Donalldi dhe Meridiani

Fillimisht “Vëllai i madh” ka njoftuar se disa nga banorët e shtëpisë i kishin thyer rregullat, pasi që banorët kanë bërë shenja me gishta, kanë komunikuar me letra, duke thyer kështu rregullat e shtëpisë.

Lexo Edhe:

Si rezultat i kësaj, “Vëllai i madh” dërgoi në nominim: Antonela, Big Mama, Sara, Arjola, Einxhel dhe Monika.

Pavarësisht kësaj, banorët nuk e kanë pranuar këtë gjë dhe janë shprehur se nuk besojnë që kanë thyer këto rregulla.

Kurse pas nominimeve nga banorët në nominim ka shkuar Donaldi, Meridiani dhe Iliri. /GazetaExpress/