A të duket që je ndryshe veç pse je i ndishëm - Gazeta Express
string(45) "a-te-duket-qe-je-ndryshe-vec-pse-je-i-ndishem"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

15/12/2021 10:40

A të duket që je ndryshe veç pse je i ndishëm

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

15/12/2021 10:40

Ta njihni dhe ta kuptoni vetën më shumë. Të mësoni më shumë për këtë tipar personaliteti dhe si përputhet me tiparet tuaja të tjera dhe si ndikoheni nga qëndrimi negativ që ka shoqëria jonë ndaj këtij tipari. Duhet ta njihni vetën që të forcoheni emocionalisht

Brikena Krasniqi – Hoti

“Je shumë i/e ndjeshëm/e”! “Po tregohesh i/e dobët”. “Mblidhe veten”

Keto “jehona” nga e kaluara, sikur i ke dëgjuar tërë jetën?

Nëse po, më siguri je ndier se ka diçka shumë ndryshe te ti. Ti je i bindur se ke një mangësi që duhet ta fshehësh, apo thjeshtë diçka nuk shkon me ty.

A të duket se je tepër e/i ndjeshëm?

A reagon menjëherë kur t’kritikojnë?

A ndikohesh nga emocionet e të tjerëve?

A shqetësohesh më shumë se të tjerët nga skenat e dhunës, padrejtësitë që i sheh përreth?

A ndihesh shpeshherë i/e mbingarkuar edhe nga gjërat më të vogla?

A shqetësohesh kur njerëzit kërkojnë që të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë?

A ndihesh i parehatshëm nga zhurmat e forta?

A përpiqesh shumë që të mos bësh gabime ose të harrosh gjërat?

A të shqetësojnë ndryshimet në jetën tëndë?

Kur dikush është afër teje ose të vëzhgon gjatë kryerjes së një detyre, a bëhesh aq nervoz ose dridhesh dhe e bën shumë më keq sesa do ta bëje ndryshe?

Nëse je përgjigjur PO në shumicën e pyetjeve më lartë, ka gjasa ti je një lloj njeriu shumë i veçantë, që hyn në kategorinë e “njerëzve shumë të ndjeshëm”, ose në terma pak më ndryshe “person me ndjëshmëri të lartë shqisore dhe emocionale”. Në fakt, gjithçka shkon shumë mirë më ty dhe ti je krejt në rregull.

Kjo nuk është as mangësi, as dobësi e as patologji. Është një tipar i personalitetit, që studimet tregojne se 1 në 5 persona janë të tille. Edhe une jam një nga ata :).

Ky tipar personaliteti është i lindur, pra është gjenetik. Ne thjeshte jemi këta që jemi, pra ekzistojmë si një grup i ndryshëm njerëzish. Kemi një sistem nervor te ndjeshëm dhe jemi të lindur me të.

Në thelb, është prirja e trurit tone për të përpunuar informacionin më thellë dhe për të vërejtur gjithçka rreth nesh. Po ashtu, na duhet të marrim kohën tone, të analizojme situatën përpara se të hyjmë në një situatë ose të marrim një vendim.

Në anën tjetër, nese do të vini re çdo gjë të vogël në një situatë dhe nëse situata është e ndërlikuar (shumë gjëra për t’u mbajtur mend), intensive (e zhurmshme, e rrëmujshme, etj.), ose vazhdon shumë gjatë (një udhëtim për dy orë), duket e qartë se duke përpunuar kaq shumë informacione, do të mbingarkohemi dhë lodhemi.

Ndjeshmëria ka kostot e saj, siç e dini. Nëse një përvojë e kaluar ishte shumë e keqe, një person me këtë lloj ndjeshmërie mund të përgjithësojë dhe të shmangë shumë situata, vetëm sepse situatat e reja ngjajnë në disa përvoja të kaluara. Kështu për ta ruajtur rehatinë, i ikim ballafaqimit.

Për faktin se ne jemi jemi shumë të ndjeshëm, është se sistemi ynë nervor mund të mbingarkohet shpejtë (sepse pranojmë shumë informacion nga jashtë), dhe mund të ndihemi të dërmuar më shpesh se të tjerët. Dhe thjesht arrijmë atë pikë që kemi nevojë të qëndrojmë vetëm më shpejt se të tjerët. Ndodhë që ndihemi të përjashtuar dhe të lënduar nga ideja se ne jemi të ndryshëm dhe shumicën e kohës ne përpiqemi ose luajmë për t’u përshtatur. Dhe kjo është rraskapitëse.

POR… POR….

Ne vend që ta shohim këtë veti tonën si mangësi, kjo mund të na shërbeje si një superfuqi. Studimet tregojne që njërëzit me këto veti:

Kanë më shumë kreativitet

Pelqejnë psikologjinë

Ndërtojnë marrëdhënie me kuptimplotë me njerëzit

Janë me empatik

Gjejnë kënaqësi në gjërat e zakonshme.

Çka ju duhet:

Ta njihni dhe ta kuptoni vetën më shumë. Të mësoni më shumë për këtë tipar personaliteti dhe si përputhet me tiparet tuaja të tjera dhe si ndikoheni nga qëndrimi negativ që ka shoqëria jonë ndaj këtij tipari. Duhet ta njihni vetën që të forcoheni emocionalisht.

Shërimi i plagëve. Nëse nuk e keni bërë ende këtë, duhet të filloni të shëroheni nga plagët e së kaluarës. Keni qenë shumë i ndjeshëm si fëmijë; problemet familjare dhe shkollore, sëmundjet e fëmijërisë, dhe të ngjashme, të gjitha të kanë prekur më shumë se të tjerët. Për më tepër, ishit ndryshe nga fëmijët e tjerë dhe pothuajse me siguri keni vuajtur për këtë.

Dhe lajmi i mirë për fund është, që ne punojmë me lehtë “me veten”, dhe ka shumë gjasa që të kërkojmë ndihmë në terapi. Dhe kjo po ashtu nuk është dobësi, thjesht tregon që kemi më shumë guxim përbrenda. Më shumë se ç’mund ta vërejnë të tjerët!

/Autorja është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë