E prisnim prej kohësh, Leonora Jakupi vjen me 5 këngë të reja - Gazeta Express
string(60) "e-prisnim-prej-kohesh-leonora-jakupi-vjen-me-5-kenge-te-reja"

E prisnim prej kohësh, Leonora Jakupi vjen me 5 këngë të reja

Rozë

Gazeta Express

09/12/2021 12:41

Këngëtarja, Leonora Jakupi, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka njoftuar se të premten (nesër) me datën 10 dhjetor do të publikoi mini-albumin.

Jakupi ka thënë se këto pesë këngë janë pesë gurë të çmuar për të, raporton Express.

Lexo Edhe:

Këto këngë ajo i ka punuar me miqtë të cilët e ka vendosur gurin e parë në karrierën e saj muzikore.

“Me te dashurit e mij sonte po ju prezantoj me nje mini Album i cili do te jete ne dispozicionin tuaj diten e premte date 10 dhjetor! Keto 5 kenge jane ne fakt 5 gure te cmuar per mua personalisht sepse i kam punuar me miqt e mi por jo vetem, me ata te cilet kam vendosur gurin e pare ne karrieren time muzikore, Armendi dhe Aida kane qene ata me te cilet kam punuar Albumin tim te pare, jam rritur me muziken e tyre, jam perlotur me tekstet e tyre dhe kam kenaqesine te jap e te percjell edhe une tek publiku nje pjese te shpirtit tim dhe te shpirtit te tyre”, ka shkruar Leonora Jakupi në postimin e saj në “Instagram”.

Teksa, Jakupi ka shtuar se çdo varg e çdo notë muzikore e ka kthyer pas në kohë, nga momenti kur e ka nisur karrierën muzikore në vitin 1996.

“Me kane kthyer pas ne kohe ne cdo varg e ne cdo note nga momenti se kush isha kur e nisa karrieren muzikore, ne vitin 96 kur cdo gje ishte me e veshtire, shume trishtim e dhimbje te shpirtit e kane sheruar ata permes muzikes”, shtoi ajo.