Rikthehet Champions League, sonte vëmendja në Itali dhe Spanjë - Gazeta Express
string(61) "rikthehet-champions-league-sonte-vemendja-ne-itali-dhe-spanje"

Futboll

Gazeta Express

07/12/2021 9:11

Rikthehet Champions League, sonte vëmendja në Itali dhe Spanjë

Futboll

Gazeta Express

07/12/2021 9:11

Champions League rikthehet sonte me xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Tetë ndeshje sonte dhe tetë të tjera nesër për t’i kompletuar 16 ekipet që do të kalojnë tutje, shkruan Gazeta Express.

Me fillim nga ora 18:45, PSG përballet me Club Brugge, ndërsa Leipzig me Manchester Cityn.

Nga ora 21:00 zhvillohen edhe gjashtë ndeshje tjera, kurse vëmendja do të jetë në Milano dhe Madrid.

AC Milan e pret Liverpoolin, kurse Real Madridi do të jetë nikoqir i Interit.

Në ndeshjet tjera takohen:

Ajax – Sporting

Dortmund – Besiktas

Porto – Atletico Madrid

Shakhtar – Sheriff