Koreja e Veriut u ka ndaluar qytetarëve të veshin pallto lëkure, pasi kjo veshje u bë e preferuara e liderit Kim Jong-un. Në vitin 2019, palltoja e lëkurës u vesh për herë të parë “Kim”, por me kalimin e kohës u bë e preferuara e elitës verikoreane, që ishin të etur të tregojnë besnikërinë ndaj liderit suprem.
Së fundmi, ky “imitim” duket se ka irrituar liderin, i cili ka nxjerrë në rrugë “policinë e modës” për të kontrolluar qytetarët nëse kanë veshur pallto lëkure, që po konsiderohet si cënim i autoritetit të liderit Kim.
Të rinjtë protestojnë duke thënë se i kanë blerë palltot me paratë e tyre dhe nuk ka asnjë arsye për t’i hequr.
“Policia i përgjigjet ankesave me argumentin se veshja e rrobave që ngjasojnë me ato të liderit, cilësohen si sfidë për autoritetin më të lartë”, ka thënë një burim për Radio Azia e Lirë.
“Kanë dhënë udhëzime që të mos vishen në publik palltot e lëkurës. Ato janë direktiva të Partisë të cilat askush nuk guxon t’i kundërshtojë”, ka shtuar burimi.
Lideri korano-verior Kim Jong-un thuhet se i ka ndaluar qytetarët në Korenë e Veriut të veshin pallto lëkure – sepse ato po kopjojnë pamjen e tij të njohur. Palltoja prej lëkure është veshur gjithashtu nga motra e diktatorit Kim Yo Jong, e cila spekulohet të jetë pasardhësja e tij e zgjedhur, sipas raportimeve.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...