Kosova, më 28 Nëntor përballë Danimarkës - Gazeta Express
string(39) "kosova-me-28-nentor-perballe-danimarkes"

Basketboll

Gazeta Express

26/11/2021 14:04

Kosova, më 28 Nëntor përballë Danimarkës

Basketboll

Gazeta Express

26/11/2021 14:04

Kombëtarja e Kosovës do të mundohet ta harrojë sa më shpejt humbjen turpëruese nga Norvegjia e pafuqishme.

Lexo Edhe:

“Dardanët” do të rikthehen në parket më 28 nëntor për t’u prëballë me Danimarkën në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Verdhekaltrit do të mundohen t’i mposhtin danezët në ndeshjen e dytë të fazës parakualifikuese të FIBA Eurobasket 2025.

Siç dihet, vendi i parë i grupit kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese.

Tifozët e Kosovës, Dardanët pas afër 2 vjetësh rikthehen në palestër, kurse për shkak të masave anti-Covid lejohen 10% e tifozëve, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që ju kanë munguar shumë për shkak të pandemisë, shkruan “Gazeta Express”.

Lojtarët do të stërviten dy herë të shtunën, për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Kjo është hera e parë që Kosova luan përballë danezëve.

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv. /Gazeta Express/