Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021, raporton Gazeta Express.
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.
Gjykata Supreme sot ka marrë vendim që procesi i votimit nga jashtë Kosovës për komunën e Dragashit të përsëritet.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...