Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë informacione për grevën e sotme të punëtorëve shëndetësorë, raporton Gazeta Express.
Nga kjo Federatë kanë thënë se grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim, përfshirë këtu edhe qytetarët.
Ndërsa, FSSHK edhe njëherë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të dialogoj me ta me qëllim që të mos vazhdojnë me greva.
Njoftimi i plotë:
Sot me datën 25.11.2021 duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës është mbajtur Greva e Përgjithshme e punëtorëve shëndetësor e thirrur nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim e në këtë mes edhe popullata e gjerë e cila është solidarizuar me punëtorët shëndetësor.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shfrytëzon rastin ti falenderojë punëtorët shëndetësor,pacientët, Sindikata vendore dhe ndërkombëtare EPSU(European Public Service Union me mbi 8 milion anëtarë) dhe TEHY nga Finlanda.
Në fund FSSHK edhe njëherë kërkon nga Kryeministri Kurti hapjen e dialogut social me qëllimin më të mirë që të mos vazhdohet me reagime sindikale.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...