Në grevë edhe punëtorët e IKSHPK’së, ende nuk publikohet raporti 24-orësh për COVID - Gazeta Express
string(81) "ne-greve-edhe-punetoret-e-ikshpkse-ende-nuk-publikohet-raporti-24-oresh-per-covid"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 15:09

Në grevë edhe punëtorët e IKSHPK’së, ende nuk publikohet raporti 24-orësh për COVID

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 15:09

Të gjithë punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend kanë hyrë në grevë 8-orëshe, raporton Gazeta Express.

Greva ka ardhur për shkak të mosplotësimit të kërkesave të punëtorëve shëndetësorë që lidhen me implementimin e Ligjit të Pagave.

Ndërsa, në grevë kanë hyrë edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kështu ka bërë të ditur sot Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Ndërsa, me të hyrë në grevë, deri tani IKSHPK nuk ka publikuar as raportin 24-orësh të infektimeve me COVID-19.

Në faqen e Facebook’it të Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk është publikuar raporti i IKSHPK’së.

Ky raport zakonisht publikohet para orës 15:00.