Fiat 500e u kthye në një makinë elektrike ‘Barbie’ - Gazeta Express
string(48) "fiat-500e-u-kthye-ne-nje-makine-elektrike-barbie"

AutoTech

Gazeta Express

20/11/2021 0:44

Fiat 500e u kthye në një makinë elektrike ‘Barbie’

AutoTech

Gazeta Express

20/11/2021 0:44

Në mesin e superveturave, veturave luksoze dhe sportive në Auto Show në Los Angeles ishte edhe një “lodër”, dhe ajo ishte një veturë e quajtur Barbie Extra.

Të gjithë e njohin mirë lodrën e fëmijëve, apo kukullën Barbi, si dhe të gjithë aksesorët që i shkojnë.

Lexo Edhe:

Mes tyre është sigurisht vetura Barbie, e cila tani ka marrë versionin e saj të vërtetë, plotësisht funksional.

Bëhet fjalë për një veturë me madhësi reale e bazuar në Fiat 500e, e cila është rezultat i punës së prodhuesit të lodrave Mattel në bashkëpunim me dizajnerë dhe inxhinierë të shumtë të klasit botëror. Puna nuk ishte e lehtë, por produkti përfundimtar është vërtet interesant.

Në këtë projekt, një model 3D i një veture Barbie fillimisht u gjenerua nga kompjuteri dhe më pas u zgjerua në madhësinë e tij aktuale.