Ngjarje tragjike në çiklizëm, 21-vjeçarja nga Eritrea aksidentohet për vdekje - Gazeta Express
string(76) "ngjarje-tragjike-ne-ciklizem-21-vjecarja-nga-eritrea-aksidentohet-per-vdekje"

Ngjarje tragjike në çiklizëm, 21-vjeçarja nga Eritrea aksidentohet për vdekje

Sport

Gazeta Express

09/11/2021 21:15

Bota e çiklizmit mban zi për vdekjen e çiklistes së re nga Eritrea, Desiet Kidane Tekeste, në moshën 21-vjeçare. Kidane ishte duke u stërvitur këtë të hënë pranë qytetit Asmara (Eritrea), kur u përplas nga një makinë.

Lajmi për vdekjen e Kidane ka tronditur botën e çiklizmit dhe akoma më shumë Bashkimin Ndërkombëtar të Çiklizmit, pasi e ndjera ishte pjesë e grupit që stërvitet në Qendrën Botërore të Çiklizmit, në ambientet që UCI ka në selinë e tij, në Aigle (Zvicër).

Lexo Edhe:

“Me buzëqeshjen e saj të përhershme, dashamirësinë, respektin dhe pasionin e thellë për çiklizmin, Desiet Kidane Tekeste ishte një nga talentet tona të reja që do të na mungojë shumë. Mendimet tona shkojnë tek familja e saj, miqtë dhe shokët e skuadrës dhe trajnerët e Qendrës Botërore të Çiklizmit në këto momente tragjike”, lexohet në deklaratën e UCI-t në rrjeteve të saj sociale”.