Viagra nuk është e dobishme vetëm në shtrat, ajo ka edhe dobi tjera për shëndetin - Gazeta Express
string(80) "viagra-nuk-eshte-e-dobishme-vetem-ne-shtrat-ajo-ka-edhe-dobi-tjera-per-shendetin"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

20/10/2021 22:28

Viagra nuk është e dobishme vetëm në shtrat, ajo ka edhe dobi tjera për shëndetin

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

20/10/2021 22:28

Dr Miriam Stoppard ka bërë një zbulim të papritur tek dobitë që sjell marrja e Viagras – ajo jo vetëm që ndihmon në dhomën e gjumit por është po ashtu e mirë për shëndetin e zemrës

Ky mendon, nuk është se nuk i ka shkuar në mendje? Viagra është e mirë për zemrën e juaj! Përveç që trajton impotencën seksuale, ajo është një rregullator i ritmit jo normal të zemrës (aritmisë), e cila mund të shkaktojë palpitacione, gulçim, zbehje dhe ndonjëherë edhe vdekje.

Lexo Edhe:

Studimet fillestare të bëra tek femrat dele kanë treguar që ilaçi mund ta ndalojë një aritmi brenda 90 sekondave.

Ai redukton frekuencën e ritmit jo të rregullt që shkaktohet nga kalciomi i tepërt në qelizat e muskujve të zemrës.

Aritmitë kardiake gjithmonë përcillen me sulme në zemër apo rezultojnë në sëmundje të zemrës. Edhe pse shpesh janë beninje, ato mund të jenë fatale. Trajtimet e tilla si bllokuesit beta dhe defiblatorët e implatueshme ekzistojnë, edhe pse ato jo gjithmonë janë efektive.

Duke punuar në muskujt qelizorë të zemrës së deles, të njohu si miocite, ekipi studiues ishin në gjendje që ta studiojnë kalciumin, një shtytës kryesor i pompimit të zemrës dhe si kalciumi mund të jetë shkaktori kryesor i aritmive.

Viagra ishte në gjendje që ta shtypte mekanizmin në qelizë që shkakton mbingarkesën me kalcium dhe ta rivendoste ritmin normal të zemrës dhe të zbuste aritminë.

“Jo vetëm që ky studim demonstron që Viagra ka një ndikim të fuqishëm anti-aritmisë në indet jetësore të zemrës, studimet tona qëlizore po ashtu kanë zbuluar mekanizmin nga i cili ndodh kjo”, tha Dr David Hutchings, një ligjërues në Universitetin e Manchesterit dhe udhëheqës i studimit, transmeton GazetaExpress.

“Megjithëse ne studiuam efektin tek delet, ne besojmë se ky zbulim duket se mund të jetë relevant edhe tek njerëzit: zemra e njeriut ka madhësinë e njëjtë të një deleje ashtu siç është e njëjtë edhe anatomia e saj dhe qarqet elektrike të saj”.

“Andaj ky studime mundet një ditë që ta zbulojë një trajtim të mundshëm efektiv në atë që mund të jetë një problem shkatërrues”.

“Qartësisht, të gjithë ata që kanë probleme me aritminë kardiake nuk duhet të vet-mjekohen por duhet që të konsultohen me mjekun e tyre familjarë për këshilla për opsionet e tyre të kohës”.

“Ky është një studim që është bërë në bazë të studimeve të mëparshme”, tha profesori Andrew Trafford, po ashtu nga Universiteti i Manchesterit.

“Më 2016, studimi i jonë tek pacientët me diabet ka treguar që përdorimi i rastësishëm i Viagrasë lidhet me një reduktim të rrezikut nga sulmi i zemrës dhe përmirëson mbijetesën nga sulmet në zemër.

“Më 2019, ne kemi zbuluar që Viagra mund ta ngadalësojë madje ta parandalojë sulmin në zemër tek një dele dhe funksionon shumë mirë, duke prodhuar kështu një zbulim tjetër se si ne mund t’i parandalojmë sëmundjet e zemrës”.

“Duhet të bëhen më shumë hulumtime, megjithatë, para se Viagra apo ilaçet e njëjta mund të përdorën për qëllime të trajtimit të ritmit jo të rregullt të zemrës tek pacientët”, tha profesor Metin Avkiran, drejtor në “Associate Medical” pranë Fondacionit Britanik të Zemrës. /GazetaExpress/