Momenti kur Wilder e rrëzoi dy herë Furyn në raundin e katërt - Gazeta Express
string(61) "momenti-kur-wilder-e-rrezoi-dy-here-furyn-ne-raundin-e-katert"

Boks

Gazeta Express

10/10/2021 12:37

Momenti kur Wilder e rrëzoi dy herë Furyn në raundin e katërt

Boks

Gazeta Express

10/10/2021 12:37

Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi, shkruan Gazeta Express.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement