Një ish-mirëmbajtës i një shkolle të mesme në Florida është dënuar me 60 vite burgim për vendosjen e një kamere të fshehur në tualetin e vajzave.
Derremy Jerrell Walker, 31 vjeç, u dënua të martën në një gjykatë federale në Orlando. Ai në qershor u shpall fajtor për dy akuza për shfrytëzim ose përpjekje për shfrytëzim të fëmijëve për prodhimin e pamjeve eksplicite seksuale me fëmijë.
“Walker bëri më shumë sesa prodhimi i tmerrit; ai ua volli pafajësinë dhe besimin këtyre viktimave të reja”, tha Michael McPherson, agjent special i FBI-së.
Walker ishte mirëmbajtës i kontraktuar në Shkollën e Mesme “Oviedo” në nëntor të vitit 2019, kur dy vajza 15-vjeçare zbuluan një telefon që ishte duke incizuar, i fshehur nën lavaman. Vajzat e dërguan telefonin te administratori i shkollës, i cili më pas e njoftoi policinë, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.
Me anë të analizës së forenzikës që iu bë telefonit u zbulua se Walker e kishte vendosur atë në të njëjtin vend dy herë më parë, duke siguruar pamje të gjithsej 12 nxënëseve.
Hetuesit gjithashtu zbuluan se ky person e kishte vendosur telefonin për të incizuar edhe në një tualet tjetër të shkollës.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...