Një histori magjepsëse për Majan, që nuk e kemi ditur - Gazeta Express
string(52) "nje-histori-magjepsese-per-majan-qe-nuk-e-kemi-ditur"

Mistere

Gazeta Express

23/09/2021 1:03

Një histori magjepsëse për Majan, që nuk e kemi ditur

Mistere

Gazeta Express

23/09/2021 1:03

Historia është rishkruar, sipas ekspertëve, të cilët kanë zbuluar prova të një shpërthimi të madh të një erupsioni vullkanik brenda qytetit të Mayave

Para 1500 vjet, një erupsion i fuqishëm vullkanik i fuqishëm shkatërroi atë që tani ne e njohim si El Salvador, duke bërë që qytetërimi i Mayas të fillojë një rënie të përkohshme. Erupsioni Tierra Blanca Joven i vitit 539 të erës sonë, i vullkanit në qytetin tani të njohur si Ilopango – sot aty ka një krater të liqeni – ishte qyteti më i madh në Amerikën Qendrore, i ndërtuar në 10 000 vitet e fundit. Mendohet se vullkani ka lëshuar afër 20 kubik material vullkanik, apo shi vullkanik në ajër, duke mbuluar zonën përreth deri në 1.6 metra hi.

Lexo Edhe:

Kjo ka dërguar shumë ekspert të besojnë që shumica e vendbanimeve në rajonin majan të braktisën gjatë këtyre shekujve.

Por, në një analizë të fundin në piramidën e majanëve të njohur si struktura e Campanas, Akira Ichikawa, një arkeolog mezoamerikan, ka zbuluar që njerëzit ishin kthyer në rajon shumë shpejt – ata ndërtuan piramidën për ta shënuar këtë ngjarje.

Ai ka thënë që analizat e reja të piramidës kanë treguar që ndërtuesit e Mayas përzien gurët e prerë me tulla të krijuara nga hiri vullkanik – duke krijuar një guri që u bë nga hiri i vullkanit.

Studiuesit kanë argumentuar kohën se kur ndodhi erupsioni i Tierra Blanca Jove, në data të ndryshme që përfshin vitin 270 pas Krishtit deri 400 të erës sonë.

Megjithatë, analizat e radiokarbonit kanë zbuluar se viti 539 i erës sonë është më i sakti, transmeton gazetaexpress.

Ichikawa ka llogaritur moshën e piramidës Campana që është në mes të viteve 545 dhe 570 të erës sonë, duke lënë të kuptohet se vendasit u kthyen në vend shumë më shpejt se sa besohej më parë.

Ai thotë se sasia e hirit vullkanik në piramidë ishte e habitshme dhe se ajo pasqyron rëndësinë shpirtërore të vullkaneve në kulturën majane.

Rreth një dekadë më parë, hiri vullkanik u zbulua në “rrugën” majane apo “rrugën e bardhë” – një rrugë kalim e ngritur në hartën arkeologjike Joya de Ceren.

E vendosur në El Salvador, komuniteti bujqësor para-hispanik Ceren u varros në këtë vend para shpërthimit vullkanik që kishte ndodhur në vitin 600 pas erës së re dhe që njihet ndryshe si “Pompeii i Amerikës”.

Megjithatë, Campana njihet si monumenti i parë i Maya, ku përfshihet hiri vullkanik si material ndërtues.

Në rrugën e Cerenit, hiri i bardh vullkanik “mund të jetë perceptuar të këtë një rëndësi të fuqishme fetare apo kozmologjike” për shkak të origjinës vullkanike dhe hiri vullkanik mund të këtë pasur një rëndësi të ngjashme për piramidën e Campanas, sipas këtij studimi.

Fatkeqësitë klimatik dhe mjedisore, siç janë shpërthimet vullkanike, gjithmonë lidhen me kolapsin apo zhdukjen e civilizimeve të lashta.

Por, struktura e Campanas tregon një tregim tjetër, që demonstron se njerëzit antik ishin në gjendje që të rindërtonin gjëra nga hiri i shkatërrimit.

Majat e lashtë mendohet se kanë jetuar para rreth 4000 viteve dhe ishin të famshëm për arkitekturën e tyre, matematikën dhe besimin në Astronomi.

Shumë nga ndërtimet e tyre janë mbresëlënëse dhe qëndrojnë edhe sot në xhunglat e Meksikës juglindore, Guatemalës, Belizës dhe në pjesët perëndimore të Hondurasit.

Ekspertët vazhdojnë të mësojnë më shumë për këtë shoqëri magjepsëse, madje edhe pse kanë kaluar më shumë se 1000 vjet. /GazetaExpress/