Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi sot është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje
të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa
organizatave dhe një partie politike.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe janë
përleshur me policinë.
Komuniteti Ndërkombëtar ka bërë thirrje për
ulje të tensioneve, derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi shprehu
shqetësim për situatën e sigurisë.
Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.