Ceremonia hapëse e festivalit të filmit në Venecia u mbajt mbrëmjen e së mërkurës, duke shkundur zymtësinë e pandemisë së koronavirusit e duke nderuar yllin e kinemasë italiane, Roberto Benigni. Aktori dhe regjisori, i vlerësuar me Luanin e Artë për karrierën, u prezantua nga regjisorja Jane Caption, e cila tha se Benigni është shumë i nevojshëm në këto kohë të vështira.
Sakaq, artisi solli në skenë sharmin dhe humorin për të cilin është i famshëm.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë dashur dhe kanë besuar tek ajo që unë bëj, pasi unë kam ardhur nga hiçi. Nga varfëria, një varfëri e mrekullueshme, aristokrate, por një varfëri vërtet e bukur”, deklaroi i emocionuar regjisori dhe protagonisti i “La vita e bella”.
“Është një nder i madh të jem president i jurisë së festivalit. Si një adhurues i kinemasë po pres me entuziazëm të shoh 21 filmat në garë, në festivalin me historinë më të gjatë”, deklaroi ai.
Ndryshe nga Kana rivale, festivali më i vjetër i filmit në botë nuk e anuloi edicionin e vitit 2020 për shkak të krizës shëndetësore, por vetëm këtë vit yjet e kinemasë po rikthehen në fuqi të plotë, para pallatit të Lidos, në një shfaqje të mbështetjes për industrinë e goditur rëndë. Një protokoll strikt kundër koronavirusit do të jetë në fuqi përgjatë maratonës 11 ditore.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...